“Situata shpërthyese këtë javë”, astrologia Chrysanthi Kalogeri: Ja 4 shenjat me sfida dhe kthesa të forta!

ShowBizi

“Kemi një javë plot shanse, ku nuk duhet të tejkalohen kufijtë dhe të humbasë kontrolli.” Këtë bëri të ditur astrologia Chrysanthi Kalogeri,

këtë të hënë, më 16 nëntor, teksa renditi si shenjat më të ndikuara Luanin, Ujorin, Akrepin dhe Demin, pasi sipas saj, për ta do të paraqiten shanse, sfida dhe kërkohet të zgjidhin me takt situatat.

“Situatat që do të trajtohen tani mund të dalin sërish në shkurt dhe në mars dhe të zgjidhen përfundimisht pas muajit prill dhe tutje. Në nivel politik dhe në atë social do të kemi situata shpërthyese dhe humbje të kontrollit.”

Dashi: Projekte krijuese, çështje emocionale si dhe çështje lidhur me fëmijët këtë javë marrin prioritet. Java është për iniciativa të guximshme dhe ju jeni më të guximshmit të ciklit zodiak, mjafton të dini ku nuk duhet ta teproni, sidomos në lidhje me një risk që ju ndoshta doni të ndërmerrni. Më të ndikuarit jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Përsa i përket financave, këtë javë një borxh, një çështje trashëgimie, një shpërblim ose një dëmshpërblim mund të duhet ta trajtoni me kujdes dhe të kërkojë më tepër detaje nga të tjerët ose dhe nga ana juaj. Vendosni një ekuilibër midis asaj që ju doni të kërkoni, asaj që ju pretendoni dhe asaj që vërtet ju takon. Të premten, në qoftë se keni një plan të sigurt, është momenti të veproni. Nga e diela e tutje fillon një periudhë ku mund të udhëtoni, ku mund të shikoni të ardhmen me një sy tjetër dhe perspektiva të reja hapen përpara jush.

Demi: Një çështje familjare, një çështje prone, mund t’ju çojë në një situatë tensionuese. Të martën dhe nga e marta deri të enjten, nuk është nevoja t’i çoni deri në fund çështjet, pra t’i zgjidhni deri në fund, sepse kjo mund t’ju udhëheqë në konflikte, ndërkohë që mund t’i lini pak më vonë këto. Mos humbisni kontrollin, sidomos ju të lindurit nga data 16 deri në datën 19, bëhuni të kujdesshëm në aspektet ku shikoni që keni një problematikë. Mund të kaloni bukur me të dashurit tuaj, në shtëpinë tuaj dhe të shprehni hapur mendimet, dashurinë, por dhe të flisni në përgjithësi hapur në lidhje me ato që ju preokupojnë.

Binjakët: Është momenti ku idetë e guximshme mund të bëhen realitet dhe një bisedë që ju do të bëni këtë javë mund të ketë zhvillime ndryshe nga ato që ju prisni deri tani. Java favorizon udhëtimet, ndërkohë që ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Njëkohësisht duhet të jeni të kujdesshëm dhe në qoftë se duhet të firmosni. Pra, shikoni detajet. Një bisedë në ambientin profesional mund t’ju japë zgjidhjen që kërkoni gjatë javës. Të dielën Dielli kalon në shenjën e Shigjetarit, kështu që fusha e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimeve merr prioritet. Do të keni takime të papritura në vazhdimësi nga data 22 e tutje. Do të keni dhe konflikte, dhe kontradikta, por do të keni dhe shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja.

Gaforrja: Financat janë në qendër të vëmendjes tuaj. Shpenzime për fëmijët, shpenzimet për të dashurit, thjesht për të kaluar bukur ose për t’u ndjerë bukur, një investim, të gjitha këto mund të zbrazin xhepin tuaj, prandaj është e domosdoshme të mos tejkaloni kufijtë. Ose thjesht një pretendim ekonomik mund të sjellë konflikte me të tjerët. Është e rëndësishme të ruani qetësinë shpirtërore dhe të dini se çfarë mund të kërkoni dhe çfarë mund të pretendoni. Nga e diela e tutje organizoni sa më mirë përditshmërinë tuaj dhe punën tuaj.

Luani: Jeni nga më të ndikuarit e periudhës dhe aspekti më dinamik i periudhës së nëntorit, domethënë por dhe i javës, pikërisht zhvillohet tek ju, pasi dalin në pah talentet tuaja, dinamizmi dhe guximi juaj. Është momenti të veproni, të tregoni aftësitë, por të dini se do të provokoni. Nëse do të këmbëngulni, do të korrni fitore dhe do të arrini ato që ju keni menduar dhe dëshironi të realizoni. Nga e marta deri të enjten, ju të lindurit në 18 deri në 21 gusht, evitoni konfliktet për çështje që kanë të bëjnë me akset kryesore të jetës tuaj. Një problem familjar, lidhur me prindërit, në marrëdhënien tuaj apo nëse këto probleme vijnë nga faktorë të jashtëm, trajtojini ato me qetësi. Krijohen kushte shumë të favorshme për të dashurit tuaj, për jetën tuaj emocionale dhe për krijimtarinë tuaj.

Virgjëresha: Veproni, bisedoni dhe organizoni në mënyrë diskrete. Pra, pa ditur të tjerët se me kë bisedoni, çfarë bisedoni, si veproni. Me pak fjalë, vendosni një organizim për hapat tuaja të mëtejshme. Çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë diskrete. E gjithë kjo që do të përgatisni tani do t’ju hapë rrugë të reja dhe kushte më të mira realizimi në vijim. Mjaft të planifikoni me qetësi të gjitha ato që ju dëshironi të nxirrni në pah. Gjeni kohën të çlodheni, të mos abuzoni dhe neglizhoni shëndetin. Të mërkurën disa biseda intime udhëheqin në zgjidhje. Nga e diela e tutje, çështje familjare apo çështje lidhur me shtëpinë, do ju preokupojnë më tepër. Është dhe momenti i përgatitjeve të festave, prandaj mund ta shfrytëzoni dhe më mirë këtë periudhë.

Peshorja: Njerëz me potencë, njerëz që vijnë nga rrjeti juaj social, ndoshta miq dhe shokë, ju mbështesin dhe përbëjnë faktor kryesor për arritjen e synimeve, qëllimeve dhe të planeve tuaja në këtë periudhë. Atë që deri tani e kishit të vështirë ta arrinit, tani mund ta arrini me ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve, por mund ta arrini dhe përmes një projekti, një pune kolektive që ju doni të bëni. Nëse ju kërkojnë hua, mirë është të mos u jepni, ose nëse doni të jepni, të jeni të përgatitur se ndoshta nuk do t’i merrni pas. Java favorizon dashurinë, flirtin dhe idetë krijuese, sidomos të martën, por jo çdo gjë mund të shkojë shtruar. Nga e diela kaloni në një periudhë me shumë kontakte, me shumë biseda, me zgjerim të rrjetit tuaj shoqëror në përditshmërinë tuaj, por dhe me shanse për udhëtime të vogla. Të gjitha këto ju favorizojnë, ndërkohë që në vijim mund të dalin dhe gjëra që t’ju befasojnë.

Akrepi: Në sferën profesionale, në jetën tuaj sociale, në punë, mund të bëni çudira. Do të ndiheni të vlerësuar dhe mund të arrini një pozicion më lart nga ai që keni ju tani. Paralelisht mund të ndiheni se ju ushtrohet një presion nga ana e të tjerëve. Pikërisht në këtë presion, ju nuk duhet të reagoni. Ndërkohë që në qoftë se doni të kërkoni diçka nga eprorët tuaj, atëherë të jeni të kujdesshëm çfarë kërkoni dhe kufijtë deri ku mund të arrijnë kërkesat tuaja. Reagoni me takt dhe mos ushtroni ju nga ana juaj presion të tjerëve. Java ka ekzagjerime dhe më të ndikuar jeni ju të lindurit nga data 17 deri në 20 nëntor, ndërkohë që siç e theksova dhe në fillim, ju të lindurit nga 13 deri në 20 nëntor do të keni një vit që sivjet, në nëntorin e 2026-ës deri në nëntorin e 2027-ës, një vit me shanse, por dhe me sfida dhe me kërkesa të larta, prandaj me qetësi dhe strategji do të arrini të realizoni sukseset dhe të gjitha ato që dëshironi në jetën tuaj.

Shigjetari: Është momenti të aplikoni për studime, të veproni për të zgjidhur një çështje ligjore, për të realizuar një bashkëpunim me jashtë shtetit, për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me letra dhe çfarë ju keni lënë varur në lidhje me jashtë shtetit. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, të cilët dhe favorizohen. Mjaft të mos veproni me nxitim dhe me ekzagjerime, dhe të fokusoheni në detaje, sepse ju në të vërtetë jeni njerëz shumë optimistë dhe pikërisht atje, në momentin e optimizmit, mund t’ju shkasin, të mos vini re detajet. Çdo detaj kërkohet të shikohet përpara se të merrni vendime përfundimtare. Nga e diela e tutje Dielli kalon në shenjën tuaj, ndaj duhet të jeni të përqendruar tek vetja juaj përpara çdo gjëje që bëni, por të përqendruar tek vetja pa egoizëm dhe epërsi.

Bricjapi: Kjo javë favorizon financat tuaja, financat që kanë të bëjnë në lidhje me të tjerët. Pra, mund të mbyllni një detyrim, mund të mbyllni një borxh, të gjeni një mbështetje, t’ju ndihmojë dikush në sferën financiare, të merrni një mbështetje nga banka, një kredi, ndërkohë që këtu duhet të jeni të kujdesshëm dhe njëkohësisht mund të merrni një shpërblim ose një dëmshpërblim. Por nëse dikush, një mik ose një grup njerëzish, kërkojnë që ju të investoni financiarisht në realizimin e një plani, të vendosni kushtet tuaja, të evitoni konfliktet për një çështje financiare të martën. Ju e dini mirë se çfarë duhet të paguani, se në fakt jeni dhe njerëz të organizuar që nuk ju shpëtojnë as detajet. Mirë është t’ua bëni të qartë të tjerëve se çfarë vërtet ju duhet të paguani ose çfarë pretendime financiare keni, me qëllim që të evitohet çdo konflikt. Nga e diela e tutje ngadalësoni ritmet tuaja, mbyllni çështjet e lëna pezull dhe përgatituni për festat.

Ujori: Jeni dhe ju nga më të ndikuarit e periudhës dhe të kësaj jave. Kjo javë premton propozime, sugjerime shumë interesante, dinamike, fitimprurëse, që hapin rrugë të reja në karrierën, në punën tuaj. Njëkohësisht dhe në jetën tuaj emocionale, në jetën tuaj personale mund të merrni vendime serioze për një marrëdhënie ekzistuese, pra ta çoni atë në një nivel tjetër më të mirë, të vini më afër, të vendosni për një fejesë, për një kurorë. Shikoni të kapni shanset dhe të evitoni konfliktet që mund të keni në familje, në punë, në bashkëpunimet, në marrëdhëniet tuaja, kryesisht nga e marta deri të enjten. Dhe jeni në një fazë ju në këto ditë që mund t’i merrni personalisht gjërat dhe të humbisni kontrollin. Nga e diela miqtë do të përbëjnë një mbështetje për ju dhe do të keni shanse për njohje të reja në jetën tuaj.

Peshqit: Përditshmëria juaj dhe puna juaj paraqesin një interes të veçantë, shanse për të përfituar, për të përfituar me disa ndryshime që mund të bëni në vendin ku ju punoni, jetoni, veproni. Mund të keni shanse për të gjetur një punë të re, për të gjetur një punë më të mirë, për të gjetur një punë të dytë. Jini sa më të kujdesshëm dhe sa më të përpiktë në çështje që kanë të bëjnë me ligjin, me studimet, me udhëtimet, me çështjet që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, ngjarje nga të cilat do të ndiheni të favorizuar. Veproni me një plan të caktuar, pa nxitime, pa ekzagjerime, duke insistuar në detaje, që të dilni të fituar. Të mërkurën do të bëni biseda që do t’ju udhëheqin në zgjidhje dhe këto biseda udhëheqin në zgjidhje si për jetën tuaj personale, ashtu dhe për jetën tuaj profesionale. Nga e diela e tutje fokusohuni më tepër në jetën tuaj profesionale, në jetën tuaj sociale, dilni, nxirrni më në pah veten tuaj, arritjet tuaja, talentet tuaja dhe të gjitha këto do të favorizojnë zhvillimet në periudhën e mëvonshme.

/tvklan.al

Lajmet e fundit